E shtunë, 11 Janar, 2025

“Çka nëse prindërit çohen në grevë me ja’u hjek mësimdhënëseve ka 100 euro”

- Advertisement1-

Java e tretë e shtatorit në Kosovë po përmbyllet me qindra mijëra nxënës jashtë shkollave, me sindikalistë të arsimit që nuk heqin dorë nga greva dhe me Qeverinë e vendit që kërkon fillimin e mësimeve.

Derisa nga Qeveria e Kosovës thonë se kanë bërë hapa para, duke përmendur edhe ndarjen e shtesës prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik, nga SBASHK-u kërkojnë 100 euro deri në miratimin e Ligjit për paga.

- Advertisement -

Në tërë këtë situatë nxënësit e sektorit publik kanë mbetur jashtë bankave shkollore, derisa është viti i tretë që procesi mësimor nuk është i rregullt, fillimisht për shkak të pandemisë dhe tash për shkak të grevës.

Aktivistja e shoqërisë civile, Blerina Krasniqi ka reaguar në lidhje me grevën në arsim që po mbahet nga SBAShK-u.

“Çka nëse prindërit qohen në grevë me ja u‘ hjek mësimdhansave ka 100 Euro prej rrogës për damin që po u’a bajnë fmijëve?!” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se sot SBAShK-u përmes një komunikate ka njoftuar se ka marrë mbështetje të fuqishme nga Sindikata e mësuesve të Amerikës.

Sindikata e mësuesve të Amerikës(AFT) numëron 1.7 milionë anëtarë dhe ka shprehur mbështetje për SBASHK-un lidhur me kërkesat e tyre.

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani

Është pensionuar mësuesja Shkurte Zekaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit: Me rastin...

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...