S’ka mësues të matematikës në shkollën e Llapushnikut të Drenasit, drejtori: “Çka me ba, veç me kajtë”

- Advertisement -

Disa komuna të vendit ka kohë që po ballafaqohen me mungesë të mësimdhënësve të matematikës.

- paragrafi 1 -

AlbanianEducation.net merr vesh se mungesë të mësimdhënësve të matematikës ka në shkollat e komunës të Pejës e Malishevës.

- Advertisement -

Por, ky problem është edhe në shkolla të Drenasit.

Gazeta Nacionale.com raporton se shkolla “Hasan Prishtina” në Llapushnik të Drenasit ka 4 javê që nuk kanë fare mësimdhënës të Matematikës.

Drejtori i shkollës ka thënë për Nacionale se mësuesja është në pushim të lehonisë dhe kërkesën për zëvendësim të saj e ka paraqitur në Drejtori Komunale por nuk ka zgjidhje ende.

- Advertisement -

“Çka me ba, a me kajtë”, thotë ndër të tjera drejtori, transmeton AlbanianEducation.net.

Kurse, Muhamet Gjoka, drejtor i DKA-së në Drenas, thotë se e kanë bërë rekrutimin.

“Besoj sot shkon një mësimdhënëse”, ka thënë ndër të tjera drejtori i DKA-së.

Shikone videon KËTU

/AlbanianEducation.net