Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

- Advertisement -

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në shkollën “Elena Gjika”, në Prishtinë, të cilët kanë përjetuar emocione dhe një eksperiencë të paharrueshme.

Zyrtarët nga Cineplexx Kosova, kanë bërë prezantimin e aktivitetit para nxënësve, ku ju kanë folur për botën e kinemasë dhe për filmat që ofron Cineplexx.

- Advertisement -

Është realizuar një kuiz me nxënësit, ku pesë nxënës kanë fituar bileta falas nga Cineplexx.

AlbanianEducation.net e falënderon mësuesen Natyra Rexhepi Syla për kontributin e dhënë në zhvillimin e këtij aktiviteti kulturor, si dhe drejtoreshën e shkollës Zana Zeqiri për bashkëpunimin. /AlbanianEducation.net