Cineplexx aktivitet edukativo-kulturor në shkollën “Meto Bajraktari” – nxënësit fitojnë bileta falas

- Advertisement5 -

Në kuadër të përkushtimit të saj për të mbështetur arsimin dhe zhvillimin kulturor të të rinjve, kineamja Cineplexx këtë javë organizoi një aktivitet edukativo-kulturor në shkollën fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

- paragrafi 1 -

Ky aktivitet kishte për qëllim nxitjen e interesit të nxënësve për artin filmik dhe kinematografinë, si dhe promovimin e vlerave edukative përmes filmit.

- Advertisement -

Gjatë vizitës, përfaqësues të Cineplexx prezantuan për nxënësit rëndësinë e filmit si formë arti dhe mjet edukimi.

56e1cb5a 17d0 4b38 88cd bee0c31e7dc5

d167b763 7dfe 48f0 bceb 101e20e4b892

- Advertisement -

Nxënësit patën rastin të diskutojnë për përvojat e tyre me filmin, të mësojnë për procesin e krijimit të një filmi dhe të angazhohen në një bashkëbisedim të hapur mbi ndikimin pozitiv të kinemasë në jetën e përditshme.

e01754e3 84b6 49df b42c 65455488ec04

288cd903 3569 4401 8a53 ed0ff8e10766

87a3910f c868 4cb5 8822 b2846436aaca

b72595de a182 43a1 b400 0ea73fc3873c

Si shpërblim për pjesëmarrjen aktive dhe interesimin e treguar, Cineplexx dhuroi bileta falas për disa nga nxënësit pjesëmarrës, duke iu ofruar mundësinë që të vizitojnë kinemanë dhe të shijojnë një film të përzgjedhur.

Drejtoresha e shkollës, Kreshnike Kabashi, falënderoi kinemanë Cineplexx për iniciativën, duke theksuar rëndësinë që kanë këto bashkëpunime në pasurimin e përvojës arsimore të nxënësve.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Cineplexx për të qenë më afër komunitetit dhe për të mbështetur edukimin dhe kulturën tek brezat e rinj. /AlbanianEducation.net./.