Cilët mësimdhënës përfitojnë me projektligjin e pagave, sipas Nagavcit

- Advertisement -

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, thotë se të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave.

- paragrafi 1 -

Sipas saj Projektligji i pagave sjellë koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve.

- Advertisement -

“Me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”, shkruan ajo ndër të tjera.

Sot gjatë ditës është publikuar projektligji për pagat në sektorin publik. Aty nuk është përcaktuar vlera monetare e koeficientit, por thuhet se kjo gjë do të vendoset me ligjin vjetor të buxhetit.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar sot për shpalljen e grevës së përgjithshme nga 25 gushti.

- Advertisement -

Sipas kryetarit, Atdhe Hykolli, greva do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat e tyre.

“Kërkojmë 100 euro shtesë derisa të miratohet Ligji për Paga”, është shprehur Hykolli.