E diel, 24 Nëntor, 2024

Cilët janë faktorët që ndikojnë për të pasur një lindje të shpejtë natyrale

- Advertisement1-

Në ecurinë e procesit të lindjes mund të ndikojnë shumë faktorë.

Përmasa e kokës së fetusit: duke qenë se kockat e kafkës nuk janë lidhur mirë së bashku, koka e fetusit merr formën dhe përmasat e legenit tuaj gjatë kohës që lëviz përmes kanalit të lindjes (vaginës), shkruan “Living”.

- Advertisement -

Në rast se gjatë lëvizjes koka zë një kënd të çuditshëm, kjo mund të ndikojë në kohëzgjatjen e lindjes, transmeton lajmi.net.

Pozicioni i fetusit: koka e tij mund të mos jetë gjithnjë në pozicionin ideal dhe ndonjëherë mund të nxjerrë në fillim të ndenjurat ose këmbët. Madje ka raste kur vendoset në anë të vaginës..

Aftësia e qafës së mitrës për t’u holluar dhe zgjeruar: në shumicën e lindjeve, qafa e mitrës hapet ashtu siç pritet, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për shpejtësinë me të cilën ndodh.

Barnat: ka raste kur disa qetësues mund ta përshpejtojnë ose ta pengojnë procesin e lindjes. Disa mjekë sugjerojnë se nëse i merrni që në fillim qetësuesit, ata do t’ju lejojnë të çlodheni dhe të jeni më të përgatitura për procesin e lindjes.

Disa barna mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të shtyrë, duke bërë që efektet e tyre të mos jenë të dobishme.

Përmasat dhe hapësira e legenit: legeni duhet të ketë hapësirën e nevojshme, që koka e fetusit të dalë lirshëm. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve përmasat e fetusit janë në proporcion të barabartë me legenin e nënës.

- Advertisement -rrrrrrr

Për shembull, gratë që kanë përmasa të vogla kanë tendencë të lindin foshnja më të vogla. Në raste shumë të rralla, përmasat e legenit mund të përbëjnë problem e për pasojë ngadalësojnë edhe procesin e lindjes.

Aftësia për të shtyrë: duke qenë se për të shtyrë përdorni muskujt e barkut, gjendja e mirë fizike do t’ju ndihmojë që ky proces të jetë edhe më i lehtë. Nëse procesi i lindjes zgjat shumë dhe ndiheni të lodhura, do ta keni më të vështirë të shtyni.

Gjendja fizike: nëse në sallën e lindjes jeni plotësisht të shëndetshme dhe të çlodhura, do të keni më shumë fuqi për të përballuar kontraktimet.

Nëse jeni sëmurë dhe të lodhura, apo nëse faza e hershme e lindjes është veçanërisht e gjatë, kur të vijë koha për të shtyrë nuk do të keni fuqi ta bëni.

Këndvështrimi juaj: nëse jeni optimiste dhe angazhoheni në proces, do t’ia dilni mbanë më lehtë dhe mund të lindni më shpejt.

Mbështetja e stafit dhe trajnuesit tuaj të lindjes: këta njerëz mund të ndikojnë pozitivisht te ju, për të përballuar me sukses lindjen. Një atmosferë mbështetëse ju ndihmon të jeni e qetë mendërisht dhe fizikisht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...