E martë, 21 Maj, 2024

Cilat ushqime duhet t’i shmangni e cilat jo gjatë pandemisë

- Advertisement1-

Të ushqyerit shëndetshëm është kurdoherë me rëndësi, veçanërisht në ditë pandemie.


Nëse jeni të infektuar me Covid, e keni kaluar ose ende jo duhet t’i kushtoni rëndësi dietës ushqimore.

- Advertisement -

Fundja, jo më kot një shprehje interesante thotë se ne jemi çfarë hamë.

Çfarë duhet të shmangni!

Kur gatuani përpiquni të kufizoni sasinë e kripës dhe aromave me natrium të lartë (p.sh. salcën e sojës dhe salcën e peshkut).

- Advertisement -

Kufizoni konsumin tuaj të përditshëm të kripës në më pak se 5 g (afërsisht 1 lugë çaji) dhe përdorni kripë të jodizuar.

Shmangni ushqimet që kanë shumë sheqer.

Kufizoni marrjen e pijeve joalkoolike ose sodave dhe pijeve të tjera që kanë shumë sheqer (p.sh. lëngje frutash, shurupë).

- Advertisement -

Zgjidhni fruta të freskëta në vend të vakteve të ëmbla si biskota, ëmbëlsira dhe çokollata.

Çfarë ju këshillohet të konsumoni?

Hani ushqime të freskëta dhe të papërpunuara çdo ditë

Këshillë: Hani fruta, perime, bishtajore (p.sh. thjerrëzat, fasulet), arrat dhe drithërat (p.sh. misri i papërpunuar, tërshëra, gruri, orizi kaf ose zhardhokët me niseshte). Po kështu mish, peshk, vezë dhe qumësht.

Këshillë: Mos i gatuani shumë perimet dhe frutat, pasi kjo mund të çojë në humbjen e vitaminave të rëndësishme.

Pini mjaftueshëm ujë çdo ditë

Uji është thelbësor për jetën. Ai transporton lëndë ushqyese në gjak, rregullon temperaturën e trupit tuaj, heq qafe toksinat dhe lubrifikon nyjet.

Konsumoni sasi të moderuar të yndyrës dhe vajit

Konsumoni yndyrna të pangopura (p.sh. gjenden te peshku, avokado, arrat, vaji i ullirit, soja, luledielli dhe vajrat e misrit) sesa yndyrnat e ngopura (gjenden në mishin yndyror, gjalpin, vajin e kokosit).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...