E hënë, 25 Nëntor, 2024

Cila është perspektiva e fëmijëve me inteligjencë të lartë?

- Advertisement1-

Mbi 280 persona prej moshës 13 e deri në 23 vjeç në Kosovë janë identifikuar me inteligjencë të jashtëzakonshme, përmes një projekti të veçantë të Institutit “Atomi” në Prishtinë.

Shteti i Kosovës, tash për tash, nuk ofron përkrahje për këta të rinj.

- Advertisement -

Instituti ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, “Atomi”, është e vetmja adresë në Kosovë që bën identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe u ofron përkrahjen. Këtë punë ky Institut e ka bërë për një periudhë kohore dhjetëvjeçare.

Zyrtarët në këtë Institut thonë se përveç fëmijëve ‘atomistë’, të zbuluar në kuadër të projektit “Atomi”, janë identifikuar edhe shumë ‘atomistë’ të tjerë të moshave më të reja, madje edhe të moshës pesëvjeçare, të cilët janë referuar për vlerësim nga prindërit ose mësimdhënësit.

Naime Hoxha, drejtoreshë në Institutin “Atomi”, thotë se të drejtën e aplikimit për testimin e inteligjencës e kanë të gjithë nxënësit që janë në klasat 8-12 dhe që vijojnë mësimin në ndonjë shkollë, qoftë publike ose private në Kosovë.

Ndërkaq për nxënësit që janë më të rinj mund të testohen, por për ta nuk ekzistojnë aktivitetet përfituese.

Ganimete Rexhepi, nëna e një fëmije me aftësi të jashtëzakonshme, thotë se për të realizuar qëllimet dhe për të avancuar më shumë dijen e tij, përveç në Institutin “Atomi”, përkrahje nuk ka hasur, as në shkollë, e as në institucione të tjera të shtetit.

“Psikologia e Institutit ‘Atomi’ në atë kohë zonja Naime (Hoxha) ka shpjeguar se si duhet të veprojmë me fëmijën tonë, pasi ai u zbulua me aftësi të inteligjencës së jashtëzakonshme, mirëpo nuk kemi pasur asnjë lloj përkrahjeje (nga shteti). Përveç që (shkolla) na ka uruar dhe përgëzuar që kemi një fëmije të tillë, asgjë tjetër. Mund të them se më kujtohen si sot fjalët që kanë qenë prej drejtorit të shkollës se ‘Ne nuk kemi mundësi që asnjë përkrahje të ju japim, planprogrami është i njëjtë si për të gjithë fëmijët’ dhe kemi vazhduar ashtu. Do të thotë, asnjëherë, asnjë lloj përkrahjeje prej institucioneve të shtetit”, thotë Ganimete Rexhepi.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtoresha e Institutit “Atomi”, Naime Hoxha thotë se deri tash nuk ka parë që ka mekanizma të nivelit nacional për identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të lartë, e as nuk ekzistojnë mekanizma udhëzues formalë që do t’iu ndihmonin mësimdhënësve e punonjësve të tjerë që të punojnë me këta fëmijë.

“Vetëm Instituti ‘Atomi’ merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme. Kështu që konsideroj që shteti ka shumë për të bërë dhe të bëjë hapin së pari me vetë legjislacionin që është në fuqi, e më pas edhe për të përkrahur personat me nevoja të veçanta”, shprehet ajo.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit në vitin 2019, kishte nxjerrë një udhëzim administrativ për fëmijët me aftësi të jashtëzakonshme inteligjente. Me anë të këtij udhëzimi, detyrat dhe përgjegjësitë e ministrisë janë që të hartojë dhe monitorojë zbatimin e politikave për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/ nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti, kreativitet dhe artistike. Mirëpo, deri më tash, kjo ministri nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha për Radion Evropa e Lirë, se kanë planifikuar disa veprime që t’iu dalin në ndihmë fëmijëve me nivel të lartë të inteligjencës.

“E para ka të bëjë me rregullimin e aspektit legjislativ dhe e dyta pastaj edhe me mbështetjen financiare. Natyrisht, kategoria me inteligjencë ta lartë shumë shpesh ka mbetur si e anashkaluar”, tha Nagavci.

“Viti i fundit, me sfidën me pandeminë, e ka vështirësuar edhe më tepër këtë situatë. Kështu që, planifikimet tona janë që të shkojmë me dy drejtimet, e para me rregullimin e gjithë aspektit ligjor dhe me ndarjen edhe planifikimin e buxhetit për këta fëmijë”, shtoi ajo.

Për shkak të pandemisë, në vitin e kaluar dhe këtë vit nuk janë bërë testime për ‘atomistë’ të rinj. Testime nuk janë bërë edhe për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore për realizmin e projektit të Institutit “Atomi”.

Përndryshe, disa nga ‘atomistët’ e identifikuar nga Instituti “Atomi”, janë duke studiuar në universitete prestigjioze evropiane dhe amerikane dhe siç thonë në këtë Institut, ata kanë fituar bursa të plota për studime.

E fundit që ka fituar bursë të plotë për studime jashtë vendit është nxënësja nga Kosova, Era Syla e cila është pranuar për studime në universitet prestigjioz amerikan, MIT – Massachusetts Institute of Technology.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...