Një çiklist ka shkaktuar zemërim të madh në Belgjikë, pasi e ka goditur me gju një fëmijë që po i bllokonte rrugën, duke e rrëzuar në borë.
Momenti tronditës, kur çiklisti duket se nxjerr qëllimisht gjurin për të goditur vajzën u kap në një video të marrë nga babai i saj, shkruan “Daily Mail”, transmeton Kids of Kosova.
Pamjet u shkrepën në Ditën e Krishtlindjes në një park natyror në Baraque Michel, Belgjikë dhe treguan vajzën duke ecur e lumtur me një grua dhe një fëmijë tjetër para se të goditej nga çiklisti i cili doli nga një kthesë në rrugën me dëborë.
Në vend që të priste që vajza të tërhiqet nga rruga e tij, burri e dërgon atë duke u rrëzuar në tokën e ftohtë e të lagur.
Fëmija, i raportuar nga media lokale si një pesë vjeçar i quajtur Neïa, nuk është lënduar.
Çiklisti është identifikuar nga policia, tha zyra e prokurorit e Liezhë.