Një çift bashkëshortësh nga Gjilani ka arritur një sukses të rrallë në fushën e stomatologjisë, duke përfunduar njëkohësisht specializimet e tyre pas një rrugëtimi të gjatë me sfida, sakrifica dhe përkushtim të madh.
Bashkëshortja, Jona Canaj ka përfunduar specializimin në Ortodonci, ndërsa Vedat Avdyli në Kirurgji Orale dhe Implantologji, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në jetën e tyre profesionale dhe personale.
Ky rrugëtim, sipas tyre, nuk ka qenë i lehtë, por është përballuar falë mbështetjes së ndërsjellë dhe përkushtimit të përbashkët për të arritur këtë qëllim.
Ata kanë theksuar se çdo hap e kanë bërë bashkë, duke e kthyer këtë sukses në një arritje të përbashkët.



