E shtunë, 18 Janar, 2025

Çfarë të bëni kur fëmija nuk socializohet në kopsht? Këshilla që ju ndihmojnë

- Advertisement1-

Tendenca e fëmijëve për të qëndruar vetëm nuk është gjithmonë shenjë e të ndierit keq apo në siklet dhe sipas psikologes Manuela Trinci është shumë e rëndësishme të vlerësojmë moshën e tyre.

Ndërkohë më poshtë ju ofrohen disa këshilla se si veproni në rastin e mos socializmit në ambientet e kopshteve.

- Advertisement -

Kur fëmija shkon për herë të parë në kopsht, prindërit duhet të jenë të përgatitur, që jo menjëherë do të ndodhë socilaizimi me të gjithë fëmijët.

Tendenca për të qëndruar vetëm nuk është gjithmonë shenjë e të ndierit keq apo në siklet dhe sipas psikologes Manuela Trinci është shumë e rëndësishme të vlerësojmë moshën e fëmijës. Deri në vitin e dytë të jetës ai është shumë i përqendruar tek vetja dhe ndërveprimet me fëmijët e tjerë nuk janë shumë të rëndësishme për të. Pas muajit të 24, ai fillon të shohë edhe përreth dhe të tregohet disi më i hapur me bashkëmoshatarët.

Edhe karakteri luan një rol ndikues në mënyrën se si fëmija ndërton marrëdhëniet dhe tendencat personale duhen respektuar gjithmonë, pa detyruar fëmijën.

Por nëse veçimi i fëmijës dhe mungesa e ndërveprimit zgjat deri pas moshës 2- vjeçare, duhet të kërkoni shkaqe të tjera.

Në disa raste mund të ndodhë që fëmija të izolohet pasi është shkëputur një periudhë kohe nga kopshti apo ka ardhur në jetë një fëmijë tjetër. Në këtë rast ky izolim mund të shkaktohet edhe nga vështirësia e tij ndërsa rikthehet në ritmet e mëparshme.

Është e rëndësishme që të rriturit të stimulojnë marrëdhëniet në grup duke e përfshirë fëmijën (pa e detyruar) në lojërat që zhvillohen në klasë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...