E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Çfarë të bën të lumtur?”… pyetja që duhet t’ua bëjmë herë pas here fëmijëve tanë

- Advertisement1-

Vë bast se nuk i pyesim kurrë. E harrojmë, e marrim si të mirëqenë. Mendojmë se ata nuk mund ta dinë, sepse janë shumë të vegjël.


Mendojmë se e dimë se çfarë është më e mira për ta. Përkundrazi, vendosim kriteret për lumturinë dhe i zbatojmë ato ndaj tyre, duke justifikuar se janë për të mirën e tyre.

- Advertisement -

Por e mira e tyre është vetëm ajo që i bën ata të lumtur, cilado qoftë ajo. Duhet guxim për të bërë një pyetje të tillë, sepse përgjigja mund të mos përshtatet me parashikimet tona. Në të vërtetë, përgjigja nuk do të jetë kurrë ajo që ne mendojmë, sepse ata kanë një tjetër kokë, një tjetër zemër, një tjetër mënyrë të jetuari dhe një tjetër jetë për të jetuar.

Ne nuk mund ta dimë se çfarë është më e mira për fëmijët tanë. E vetmja e mirë e tyre është që ata të gjejnë veten, të tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe të realizojnë talentet e tyre.

E vetmja e mirë e tyre është se janë ajo që i bën ata të lumtur.

E cila është edhe e mira jonë e vetme, të jetë ajo që i bën ata të lumtur.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni

/Revista Psikologji

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...