E mërkurë, 22 Janar, 2025

Çfarë shkakton mungesa e ujit tek fëmijët

- Advertisement1-

Fëmijët duhet të pijnë shumë ujë vazhdimisht gjatë gjithë vitit por veçanërisht në verë. Hidratimi që ofron uji i mban ata të shëndetshëm dhe aktivë.


Megjithatë, në shumë raste fëmijët nuk pijnë ujë mjaftueshëm. Sipas ekspertëve, 1 në 5 fëmijë nuk pi ujë mjaftueshëm dhe kjo përbën një sfidë madhore për prindërit.

- Advertisement -

Dehidratimi tek fëmijët

Ekspertët thonë se dehidratimi tek fëmijët manifestohet me simptoma si plogështi, dhimbje koke dhe padurim.

Në një periudhë afatgjatë, mungesa e këtij lëngu të jetës prek veshkat, mëlçinë, trurin dhe shkakton konstipacion.

Arsyet përse fëmijët nuk e pijnë ujin

Disave nuk u pëlqen shija dhe të tjerë nuk e kuptojnë që organizmi i tyre ka nevojë për ujë.

Një arsye tjetër është se nëse fëmijët mësojnë se uji i rubinetit nuk është i pijshëm, atëherë atyre as nuk u shkon ndërmend të kërkojnë ujë.

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse dëshironi të kuptoni nëse fëmija juaj është i dehidratuar, kontrolloni ngjyrën e urinës. Nëse ajo është ngjyrë e errët atëherë fëmija është i dehidratuar. Një fëmijë i dehidratuar është i përgjumur, i ngadaltë dhe me shumë luhatje humori. Ndërsa një fëmijë i hidratuar është energjik dhe plot gjallëri.

Ekspertët thonë se nevojat për ujë të fëmijëve varen nga mosha. Ata duhet të pijnë një gotë me ujë për çdo vit të jetës.

Nëse fëmija juaj kryen aktivitet fizik , ai duhet të pijë gjysmë gote ujë çdo 20 minuta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...