E hënë, 24 Shkurt, 2025

Babai gëzohet ‘çmendurisht’ kur kupton se djali i tij e jep provimin e fundit

- Advertisement1-

Babai krenar ia ka plasur vajit kur ka mësuar se djali i tij më në fund e ka dhënë provimin e matematikës.

Djaloshi e ka xhiruar momentin kur ia ka kumtuar babait të tij lajmin e gëzuar dhe më pas e ka publikuar videon në internet duke marrë simpatinë e shumë shikuesve.

- Advertisement -

Prindi ka qarë me zë dhe e ka përqafuar djalin, ndërsa ky i fundit e ka shpjeguar arsyen e reagimit të babait.

 

“Një vit para kësaj videoje isha në shkallën F në matematikë, ndërsa në Angli të nevojitet një C (kaluese) që të kesh të drejtën të bësh çfarë të duash me jetën tënde”.

“Asnjëherë nuk kam qenë i mirë në mësim dhe kam pasur probleme gjatë shkollimit. As unë, as babai e as arsimtarët e mi nuk kanë besuar se do të merrja C”.

“E di se disa nga ju mund të thonë se një C nuk është asgjë, por për mua ishte vështirë ta merrja”, ka shpjeguar djaloshi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...