E premte, 24 Janar, 2025

Çfarë parasheh projektligji për pagat, kush sa e ka koeficientin?

- Advertisement1-

Përcaktimi i vlerës monetare të një koeficienti për pagat e shërbyesve civilë, është një ndër debatet që ka përfshirë sindikatat e punëtorëve.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit.

Zyrtarisht ende nuk dihet sa është koeficienti.

Projektligji i pagave për sektorin publik, një kopje të të cilit e posedon Radio Evropa e Lirë, nuk e cakton vlerën e koeficientit. Aty thuhet se ‘vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit’.

Raporti i koeficienteve është 1:18.

Cilët janë skenarët për vlerën monetare të koeficientit?

Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) thonë se nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës iu është thënë se vlera monetare e koeficientit do të jetë 120 euro.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë brenda institucioneve të Kosovës, të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në grupe punuese të projektligjit për paga, thonë se në ato takime janë diskutuar edhe vlerat monetare prej 130 ose 250 eurosh.

Sipas tyre, nëse vlera e koeficientit caktohet të jetë 120 euro apo 130 euro, atëherë raporti i koeficientit do të jetë ashtu siç është aktualisht në projektligj, 1-18.

Nëse vlera e koeficientit do të jetë 250 euro, është diskutuar që raporti i koeficientit të ulet nga 1 deri në 10, e jo aq sa është në projektligj 1-18.

Përcaktimi i këtyre vlerave monetare për koeficientin do të bëhet varësisht sa do të jetë buxheti i Kosovës për vitin 2023. Ky ligj zakonisht hartohet deri në fundvit.

Koeficienti për mësimdhënësit

Për mësimdhënësit në shkollat fillore, të cilët marrin pagë mujore 470 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120, ajo rritet në 672 euro.

Sipas projekligjit, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8.

Paga aktuale e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë është 525 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 696 euro.

Për mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, koeficienti me projektligjin e ri është 5.6.

Paga e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të ulët është 530 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 672 euro. /REL/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...