E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Çfarë ndodh në trurin e një fëmije kur kritikohet vazhdimisht?

- Advertisement1-

Shumica e prindërve bëjnë gjithçka që munden për t’i bërë fëmijët e tyre të lumtur. Edhe se përpiqen të bëjnë më të mirën që dinë me gjithçka, ata sërish padashje bëjnë gabime.


Një shembull i kësaj është përdorimi i kritikës së vazhdueshme në lidhje me sjellje të caktuara të fëmijëve ose veprime të tyre.

- Advertisement -

Kur është shumë e shpeshtë, kritika ndikon në gjendjen emocionale të fëmijëve, por gjithashtu ka fuqinë të ndikojë në funksionimin e trurit të tyre.

Për shkak se fëmijët janë ende shumë të vegjël, truri i tyre nuk ka akoma aftësinë për të bërë lidhjet e nevojshme për të përpunuar siç duhet informacionin emocional. Prandaj, është e rrezikshme që kritika të jetë konstante në fëmijëri, pasi ajo mund ta çaktivizojë përpunimin emocional, apo të krijojë disfunksione në shprehitë emocionale, që janë çelësi për marrëdhëniet shoqërore.

Pasoja të tjera kur fëmijët kritikohen vazhdimisht:

– Vetëvlerësim i ulët

Kritika e vazhdueshme nuk ndihmon, përkundrazi. Kjo vetëm e bën fëmijën të ndihet i trishtuar, i zemëruar dhe i pasigurt. Kështu, shtohet mundësia që mund të kenë probleme në bashkëveprimin me të tjerët si në adoleshencë ashtu edhe në moshë madhore.

– Negativiteti

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse fëmija rritet duke dëgjuar kritika ndaj tij dhe të tjerëve, ai mëson se të tjerët bëjnë gjithçka gabim dhe nuk mund t’i besohet. Për të gjithçka që vjen nga jashtë është negative. Ai mund të bëhet një i rritur autoritar, i padrejtë, dyshues, etj.

– Ankth dhe frikë

Rritja me vetëbesim të ulët gjeneron, nga ana tjetër, ankth dhe frikë që mund të reflektohen në problemet e gjumit, në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët ose në performancën e dobët të shkollës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...