E shtunë, 27 Korrik, 2024

Çfarë ndodh me lëkurën nëse e lani fytyrën tuaj vetëm një herë në ditë?

- Advertisement1-

Por, si ndikon tek lëkura rutina e bukurisë së Salma Hayek?


Aktorja Salma Hayek beson se sekreti i lëkurës së përsosur është që të mos e lajë kurrë në mëngjes.

- Advertisement -

54-vjeçarja thotë se pas një gjumi të mirë, lëkura ka ekuilibrin e duhur dhe vetëm një shpërlarje në mëngjes dhe aplikimi i një kremi është e mjaftueshme, transmeton lajmi.net.

Por, si ndikon tek lëkura rutina e bukurisë së Salma Hayek?

Lëkura mund të bëhet më pak e yndyrshme

Larja e fytyrës shumë shpesh do ta “zhveshë” nga vajrat thelbësorë që bllokojnë ujin brenda lëkurës, duke e mbajtur të hidratuar.

Nëse lëkura nuk ka ujë, do të prodhojë më shumë sebum. Përdorimi i produkteve pastruese me përbërës të ashpër do të bëjë që gjëndrat të prodhojnë shumë vaj duke e bërë lëkurën më të yndyrshme.

Mund të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës

- Advertisement -rrrrrrr

Megjithëse lëkura duket menjëherë më mirë pas larjes, ky efekt është i përkohshëm. Në fakt, kur e lani shumë fytyrën, largoni qelizat e vdekura të lëkurës që përbëjnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Pa këtë shtresë mbrojtëse, lëkura është më e prekshme dhe e prirur për rrudha të parakohshme.

Mbron lëkurën nga dëmtimet e mjedisit

Shtresa më e jashtme e lëkurës është e vetmja që është e gatshme të përballojë të gjitha dëmet e mundshme nga mjedisi sepse shumica e qelizave janë të vdekura ose po vdesin.

Kur nuk ka mbrojtje të jashtme të qelizave të vjetra, lëkura juaj është ‘e zhveshur’ dhe e ekspozuar ndaj ndotjes së ashpër dhe toksinave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...