“Çfarë kanë të përbashkët lumi Buna dhe Drini i Zi?”, testi arritshmërisë nëpër rrjete sociale

- Advertisement -

Sot është duke u mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 24 mijë nxënës.

Ky test i arritshmërisë, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që ka për qëllim orientimin e nxënëseve për regjistrimin në shkollat e mesme të larta.

- Advertisement -

Por, ajo çfarë po bie më shumë në sy, është një fenomen i cili përfshirë edhe këtë vit, ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ky fenomen është ai i kopjimit. Ku nxënësit, shumë lirshëm, arrijnë të fotografojnë testet dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale si në Facebook, duke kërkuar ndihmë në mënyrë që t’i përgjigjen saktë pyetjeve.

- Advertisement -

Duhet shtuar se këto postime nuk janë të vetmet, dhe në grupet e hapura së fundmi ka dhjetëra të tilla.