Pas këtij artikulli, mund ta rimendoni grimin e radhës
1. Je më pak i mbrojtur nga dielli
Shumica e produkteve të grimit, përmbajnë elementë që luftojnë me rrezet e dëmshme të diellit. Kur hiqni dorë prej tij, jeni më të predispozuar që fytyra të dëmtohet nga dielli. Prandaj, mos harroni të vendosni një SPF sa herë lini shtëpinë.
2. Dukeni më e re në moshë, pa u munduar shumë
Studimet kanë treguar se kur një grua në mes-moshë vendos grim ajo duket më e re, por kur këtë e bën një vajzë e re, mosha e saj duket më e madhe nga ç’është vërtetë. Kjo sepse njerëzit kanë tendencën ta lidhin grimin me diçka që është për të rritur, prandaj në mënyrë të pavetëdijshme kur jemi të lyera mendojnë se jemi më të mëdha nga mosha reale.
3. Mund të sillesh lirshëm, pa menduar se prishe grimin!
Çfarë ndjesie! Mund të fshish fytyrën nga djersa, ta lash sa herë të duash, të fërkosh sytë (kur ke larë duart) dhe të mos shqetësohesh fare!
4. Njerëzit shohin më shumë se kush je dhe jo çfarë ke vendosur në fytyrë
Një fytyrë natyrale, do të ndihmonte që paragjykimet rreth pamjes të minimizoheshin.
5. Dukesh më miqësore në sy të të tjerëve
Psikologë të ndryshëm janë të mendimit se një fytyrë pa grimit i ngjall më shumë besim njerëzve sesa dikush që ka vendosur një maskë kozmetike. Prandaj, kur doni të bindni dikë apo të arrini diçka, kujdesuni të fshini grimin.
6. Vetëbesimi rritet
Kur vendosim grim ne ndihemi më mirë sepse jemi të sigurt që dukemi lezetshëm në sytë e të tjerëve, por harrojmë që nuk është efekt që zgjat përgjithmonë. E kundërta ndodh kur mësojmë të qëndrojmë pa të.
7. Është me thjeshtë dhe më lirë të kujdesemi për fytyrën!
Poret do të mbyllen vetvetiu dhe reduktimi i papastërtive kërkon më pak trajtime. Mirëmbajtja është më e thjeshtë dhe gjithashtu më e lirë.