E enjte, 6 Mars, 2025

“Çfarë faji kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore?”

- Advertisement1-

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e librave shkollor të nxënësve në vend.

Sipas tij, sigurimi i teksteve shkollore për nxënësit është detyrë e Qeverisë, dhe çdo dështim siç thotë ai, është qesharak.

- Advertisement -

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shtoi se Kurti dhe Qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?”, ka shkruar Haradinaj.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin?!”, shkroi tutje Haradinaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Komuna e Malishevës nderon mësimdhënësit më të dalluar për 7 Mars

Në prag të shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, që lidhet edhe...

Vlora Gashi Mehani – arsimtare e përkushtuar e gjeografisë

Vlora Gashi Mehani është një arsimtare e përkushtuar, e cila ka dhënë një kontribut...

Nga Fatmir Kastrati: ADEM JASHARI, të vendoset në secilin institucion edukativo-arsimor

Protestat studentore, rezistenca e Tahir Mehës, shkëndijat e flakës së janarit, ku tre ranë...

Nxënësi Amsal Hyseni nga Mitrovica do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare në Barcelonë

Nxënësi i shkollës SHFMU "Musa Hoti", Amsal Hyseni, mori pjesë në garat e nivelit...