E diel, 24 Nëntor, 2024

Çfarë është dhe kush e përjeton më shumë eko-ankthin

- Advertisement1-

Gjendja, të cilën Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) e përshkruan si “një frikë kronike e shkatërrimit të mjedisit”, është përhapur.


Një sondazh i fundit, i kryer gjithashtu nga APA, zbuloi se 68 për qind e të rriturve amerikanë thonë se kanë të paktën pak eko-ankth – dhe rreth gjysma e atyre midis moshave 18 dhe 34 vjeç thanë se stresi i tyre për ndryshimin e klimës ndikon në jetën e përditshme.

- Advertisement -

APA shton se eko-ankthi – i njohur edhe si ankthi i klimës ose ankthi i ndryshimit të klimës – mund të shkaktojë efekte akute (zakonisht pas një katastrofe natyrore) dhe efekte kronike (që rezultojnë nga ndryshimi gradual i klimës) në shëndetin mendor.

Ato mund të shfaqen si:

– Tronditje dhe trauma
– Çrregullim i stresit post-traumatik
– Stres i komplikuar
– Ankth
– Abuzim me substanca
– Agresion dhe dhunë
– Humbje e kontrollit
– Ndjenjë e mungesës së shpresës, frikës, fatalitetit etj.
Kush preket më shumë nga ankthi i klimës?
Nuk është për t’u habitur, ata që përjetojnë pasoja të drejtpërdrejta të ndryshimit të klimës – zjarret, stuhitë, përmbytjet – janë veçanërisht të prekur.

Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh efektet psikologjike të katastrofave mjedisore për të ditur se ndikimi te shëndeti mendor është shumë real. Pas uraganit Katrina – stuhia e vitit 2005 në SHBA e cila mori mbi 1800 jetë – një në gjashtë të mbijetuar tregoi shenja të çrregullimit të stresit post-traumatik dhe ide vetëvrasjeje.

Ndryshimi i klimës është shkencërisht i pamohueshëm dhe një kërcënim real. Prandaj është racionale të shqetësohesh për të. “Pak ankth mund të jetë një gjë e mirë nëse ekziston një problem i vërtetë”, thotë Susan Clayton, bashkëautore e raportit eko-ankthit të APA. “Ankthi është mekanizmi ynë sinjalizues që thotë: Hej, duhet t’i kushtosh vëmendje kësaj çështjeje sepse është kërcënuese.”

Nuk ka ndonjë formë për të lehtësuar ankthin për klimën dhe mjedisin, por kontributi i vazhdueshëm personal ose përmes shoqatave të mbrojtjes së klimës dhe mjedisit ndihmon shumë. /Anabel/Health/WebMD/Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...