E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Çfarë duhet të dini për variantin Delta nëse jeni shtatzënë?

- Advertisement1-

Varianti “Delta” i COVID-19 po dominon në të gjithë botën dhe zyrtarët shëndetësorë në disa vende po alarmojnë mbi ndikimin e tij tek gratë shtatzëna.


Disa nga zyrtarët kryesorë shëndetësorë të Anglisë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke u bërë thirrje grave shtatzëna të vaksinohen kundër koronavirusit, raporton CNN.

- Advertisement -

Të dhënat e fundit të mbledhura nga Sistemi i Mbikëqyrjes Obstetrike në Mbretërinë e Bashkuar (UKOSS) treguan se numri i grave shtatzëna që janë shtruar në spital me COVID-19 po rritet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të variantit Delta.

Të dhënat e UKOSS tregojnë se rreth 33 përqind e grave në spital me COVID-19 kishin nevojë për oksigjen ndërsa 15 përqind kishin nevojë për kujdes intensiv. Këto të dhënat e UKOSS përfshijnë vetëm gratë shtatzëna.

Studimet e mëparshme kanë treguar se infeksioni COVID-19 ngre rrezikun e rezultateve negative për nënën dhe foshnjën.

Sipas një studimi të bërë në muajin prillit të botuar në JAMA Pediatrics që shikoi mbi 2 mijë gra shtatzëna në 43 institucione mjekësore në 18 vende, foshnjat e lindura nga nënat e infektuara me koronavirus ishin në rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes.

OBSH ka rekomanduar që gratë që ushqehen me gji duhet të vaksinohen dhe se gratë nuk duhet të ndalojnë dhënien e gjirit për shkak të vaksinimit sepse vaksina nuk ka gjasa të përbëjnë ndonjë rrezik për fëmijën.

Vaksinat kundër koronavirusit nuk dëmtojnë placentën dhe nuk shkaktojnë infertilitet. Mitet në lidhje me vaksinat COVID-19 që ndikojnë në infertilitet ose dëmtojnë placentën janë përhapur në mediat sociale, por shkencëtarët kanë qenë të qartë duke treguar se këto nuk kanë bazë shkencore.

- Advertisement -rrrrrrr

Në fakt, hulumtimet kanë treguar se shumica e grave shtatzëna që morën vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna kaluan antitrupa mbrojtës tek të sapolindurit e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...