E diel, 24 Nëntor, 2024

Çfarë duhet të dinë mësuesit për të ndihmuar nxënësit mëngjarashë që të kenë sukses

- Advertisement1-

Në rastin e nxënësve mëngjarash, vërehet pak ngathtësi në shkrim, pasi ata shpesh janë të paqartë cilën dorë duhet të përdorin. Me këtë rast sjellim disa këshilla praktike që u vijnë në ndihmë mësuesve.

Mitet e gabuara të ardhura nga historia

- Advertisement -

10 % e popullsisë është mëngjarashë. 6 presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qenë mëngjarashë. Leonardo da Vinçi realizoi një kryevepër si Xhakonda me dorën e majtë. Madje ai shprehej “Unë vizatoj me të djathtën dhe pikturoj me të majtën”. Në të shkuarën, historia na tregon shembuj diskriminues ndaj njerëzve që shkruanin dhe vepronin me dorën e majtë. Veçanërisht për gratë bëhej edhe më e vështirë, pasi akuzoheshin si magjistarë. Për shekuj me radhë, termi i ardhur nga latinishtja ‘majtas’ lidhej me emërtimin “i pafat” ose “i keq”, duke u konsideruar nga kisha djallëzor dhe i papërshtatshëm. Asokohe, njerëzit mësonin të përvetësonin dorën e djathtë. Ky ishte edhe rasti i Mikelanxhelos, i cili u trajnua të ushtronte skulpturën me dorën e djathtë.

Mësimi i nxënësve mëngjarash për të shkruar saktë

Sot, mendësia mbi njerëzit mëngjarash ka ndryshuar. Mësuesit i ndihmojnë nxënësit si të përvetësojnë shkrimin pavarësish dorës së përdorur. Në rastin e nxënësve mëngjarash, kemi shkrim më të ngathët, pasi fëmijët shpesh janë të paqartë cilën dorë duhet të përdorin, si të mbajnë lapsin, letrën, këndin e shkrimit. Kemi edhe fëmijë të cilët kanë lehtësi të shkruajnë me të dyja duart.

Për nxënësit që kanë vështirësi me shkrimin, ja disa këshilla praktike që do u vijnë në ndihmë mësuesve:

Mësojini nxënësit mëngjarash të anojnë letrën në drejtim të kundërt me studentët që përdorin dorën e djathtë.

Pozicionojini letrat disa centimetra lart në tavolinë, kjo u vjen në ndihmë.
Kur hartoni ushtrime në fletore, sigurohuni që shkronjat ose figurat të jenë në krye, ose në dy anët e faqes. Nëse modeli qëndron në të majtë, nxënësit mëngjarashë do t’u duhet të ngrenë dorën për t’i parë figurat teksa punojnë.
Nxënësit mëngjarashë duhet të përdorin dorën e djathtë për të mbajtur letrën të fiksuar kur shkruajnë.

- Advertisement -rrrrrrr

Sigurohuni që nxënësit ta mbajnë të kapur stilolapsin në mes, larg nga maja. Mënyra e mbajtjes së stilolapsit/lapsit është e rëndësishme pasi duhet të krijojë lehtësi.
Merrni parasysh se nxënësve mëngjarash u pëlqen të shkruajnë simbole si “O” në drejtim të akrepave të orës, ose shkronjën “t” nga e djathta në të majtë në shenjë kryqi. Si mësues, mos e ndryshoni këtë metodë që shkakton lehtësi dhe rehati.

Shmangni përkuljen e kyçit të dorës për të shkruar nga lart, sepse shkakton ngërç muskulor. Në vend të kësaj, inkurajoni nxënësit të mbajnë kyçin e dorës nën vijë dhe kapjen larg majës, në mënyrë që të shohin se çfarë po shkruajnë.
Ka nxënës të cilët preferojnë të shkruajnë në anën e djathtë të faqes dhe jo nga e majta.

Si mësues, vendosni një pikë në fillim të rreshtit për t’i orientuar të fillojnë siç duhet.

Për nxënësit që shkruajnë për herë të parë rekomandohet që të bëjnë germat e mëdha. Me kalimin e kohës shkrimi do u normalizohet.

Informohuni nga metodat e shkrimit të njerëzve të rritur mëngjarash që ju mund të njihni.

Interneti ju vjen në ndihmë me shembuj videosh ndihmuese.

Mos i veçoni nxënësit që shkruajnë me të majtën!

Për të pasur barazi mes nxënësve në klasë, si mësues do ishte e duhur të mos i diferenconit nxënësit mëngjarashë nga pjesa tjetër. Ky veprim do i bëjnë të ndihen të veçuar. Në vend të kësaj, vëzhgojini nxënësit për disa ditë me radhë. Nxënësit që shkruajnë me dorën e majtë mund të përplasen vazhdimisht me nxënësit që shkruajnë me dorën e djathtë. Vendosini nxënësit në skaj, ose në të majtë të shokut të tavolinës.

Siguroni mjete të dobishme

Kohët moderne mundësojnë një sërë pajisjesh në ndihmesë të personave mëngjarash. Garantimi i gërshërëve, lapsave, stilolapsave për dorën e majtë, u krijojnë lehtësi nxënësve. Mjetet janë të nevojshme, duke qenë se redukton lodhjen e muskujve për nxënësit mëngjarashë. Madje, edhe komandat e kompjuterit janë krijuar me funksion të ndryshueshëm. Mjafton të ndryshohen komandat e programimit, dhe nxënësit mund të përdorin krahun e majtë. Mjetet dhe hapat udhëzues për mësuesit janë ndihmesë për edukimin e shëndetshëm të fëmijëve mëngjarashë.

Burimi: weareteachers.com / bbvaopenmind.com

©Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...