E hënë, 25 Nëntor, 2024

Çfarë do të bëhet me orët e humbura – flet zv.ministri Pupovci

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur në lidhje me grevën në arsim e cila po përmbyll javën e pestë të saj.

Pupovci ka thënë se janë të gatshëm të zhvillojnë takim me SBASHK për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar nëse ata e kërkojnë diçka të tillë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se në këto momente është e rëndësishme që të fillojë procesi mësimor, ndërsa dëmin e shkaktuar ai tha se do të diskutohet në një moment të dytë.

“Nuk ka ndonjë takim të caktuar në mes të SBASHK dhe MASHTI, por ne jemi të gatshëm të takohemi nëse SBASHK-u e kërkon këtë. Në këtë moment është me rëndësi që nxënësit të kthehen në shkollë, ndërsa për dëmin e shkaktuar dhe kompensime flasim më vonë” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Zëvendësministri Pupovci deklaroi se deri tani janë humbur 20 ditë pune pra 11% e mësimit.

“Deri tani janë humbur 20 ditë pune nga 180 sa i ka mesatarisht viti shkollor, pra 11% e mësimit. Vërtetë është koha që SBASHK-u të reflektojë për këtë situatë dhe ta shqyrtojë me seriozitet ofertën e Qeverisë.Numri i shkollave që kanë filluar punën është në rritje, por të dhënat nuk i kemi të plota, pasi në shkolla ka mësimdhënës që punojnë dhe mësimdhënës që janë në grevë”, ka deklaruar ai.

Greva në arsim ka shkaktuar tensione në mes të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit(SBASHK) dhe Qeverisë.

Palët nuk janë dakoorduar për të gjetur zgjidhje për situatën dhe kanë mbetur të vendosur në pozicionet e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga SBASHK dje janë tërhekur pak nga qëndrimi, ku kanë deklaruar se do të diskutojnë me antarsinë në lidhje me fillimin e procesit mësimor pasi greva është zgjatur shumë dhe ata që po e pësojnë janë nxënësit.Ata kanë paralajmëruar se mund ta pezullojnë atë deri në muajin janar, por ndërkohë do të vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

Shërbyesit civilë dhe mësimdhënësit janë që nga data 25 gusht në grevë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...