E diel, 19 Janar, 2025

Çfarë çante duhet të zgjedhim për fëmijët në shkollë?

- Advertisement1-

Nga: Fizioterapiste/pedagoge Ledina Nikolla

Çantë shpine apo trolley (çantë me rrota) është dilema e parë. Nese femija e ka rrugen nga shtepia deri ne klase pa shkalle e barriera atehere sigurisht mund te zgjedhim nje cante me rrota duke e keshilluar femijen qe gjate rruges te nderroje doren. Ne kete menyre kemi shmangur mbingarkesen e vetem nje grup muskujsh. Nese femija ka shkalle per te bere apo pjese rruge ku do i duhet ta mbaje canten nga doreza me nje dore zgjidhja me e mire eshte nje cante shpine.

- Advertisement -

Si duhet të jetë çanta e shpinës?

Canta e shpines pike se pari duhet te kete shpinoren ergonomike, pra me mbushje te tille qe librat dhe sendet e tjera te cantes mos te kene kontakt direkt me shpinen e femijes. Rripat e cantes te jene te trashe dhe me mbushje ne menyre te tille qe rendesa e cante te shperndahet dhe qafa mos te mbingarkohet. Do ishte ideale nese canta do kishte dhe rrip lidhes ne brez kryessht per adoleshentet ku rendesa eshte edhe me e madhe. Ky rrip ma siguron shperndarjen ne menyre korrekte te peshes gjate gjithe gjatesise se kolones vertebrale.

?Nuk rekomandohet mbajtja e cantes me nje krah!

A jane te renda canta e femijeve tane?

Vleresimin mund ta beni shume lehte ne familjen tuaj. Pesha maximale qe duhet te mbaje nje femije nga 5-8 vjec eshte 10-15% e peshes se tij trupore. Pra nese nje femije peshon 20 kg canta e tij sduhet te rendoje me shume se 3 kg. Ndersa adoleshentet duke qene se dhe masen e trupit e kane me te madhe rekomandohet 6-9 kg.

A shkakton canta e shkolles deformime te shtylles kurrizore?

- Advertisement -rrrrrrr

Nder vite jane kryer studime ne vende te ndryshme te botes dhe rezulton qe mos te kete nje korrelacion direkt midis patologjive te kolones vertebrale dhe rendesen e cantes. Canta e shkolles ne vetvete sjell kontraktura muskulare, te cilat pastaj nese gjejne ” terrenin” e duhur behen shkak per patologji te ndryshme posturale. Duhet theksuar qe femijet te cilet kane nje jete sedentare, pa sporte pa aktivitet sportiv, jane me te prirur qe canta e shkolles te shkaktoje kontraktura te cilat te patrajtuara mund te behen shkak per keto patologji.
Pra pesha e cantes se shkolles e vetme nuk mund te shkaktoje devijime apo deformime te shtylles kurrizore! Ajo mund te shkaktoj dhimbje muskulare, kontraktura pa prekje te kolones vertebrale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...