E diel, 24 Nëntor, 2024

Çfarë bëjnë mësuesit gjatë verës?

- Advertisement1-

Sezoni veror është më shumë se vetëm pushim dhe plazh për mësuesit të cilët i kalojnë ditët e nxehta të verës duke mbyllur një sërë punësh personale ose shkollore.

Nga vëzhgimet që kemi bërë, më poshtë lexoni angazhimet më tipike të tyre gjatë verës.

- Advertisement -

Përgjithësisht të gjithë mësuesit, si brenda edhe jashtë vendit, i bashkojnë disa angazhime apo punë të cilat për ta nuk përkthehen në pushime të verës! Nga vëzhgimet që kemi bërë, më poshtë lexoni angazhimet më tipike të tyre gjatë verës.

1. Një punë e dytë gjatë sezonit veror

Kur paga si mësimdhënës është të pamjaftueshme për shpenzimet e plota mujore (dhe ky shqetësim prek mësues të shumë shteteve, jo vetëm të vendit tonë), atëherë shumë mësues detyrohen të punojnë gjatë sezonit veror, duke sakrifikuar pushimet e tyre familjare.

Shpesh kurset e vogla kthehen në burimin e vetëm financiar për mësuesit të cilët zgjedhin të ushtrojnë mësimdhënien edhe gjatë sezonit të pushimeve. Ndërkohë, kemi edhe mësues që marrin përsipër të ushtrojnë punë që nuk kanë fare lidhje me shkollën. Të shumë janë ata që zgjedhin të punojnë në restorante, biznese,në shitje dhe industri të tjera që kërkojnë punonjës me kohë pjesshme ose sezonale.

2. Trajnimet për zhvillimin e tyre profesional

Për mësuesit të cilët gjatë viti shkollor kanë pasur ngarkesat dhe pamundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre, periudha e verës u shërben që ata t’i rikuperojnë këto aftësi. Këtu mund të përfshijmë: trajnimet, seminaret, konferencat që ndihmojnë në rritjen e tyre profesionale në karrierën.

- Advertisement -rrrrrrr

Në ditët e sotme, teknologjia mundëson lehtësinë e zhvillimit të këtyre trajnimeve përmes platformave të ndryshme digjitale. Kështu mësuesit mund t’i ndjekin këto seanca edhe poshtë hijes së një çadre buzë bregut të detit. Librat janë gjithashtu zgjedhja më e mirë për të marrë njohuri të reja dhe për të rritur veten tuaj.

3. Investojnë në veten e tyre

Gjatë vitit mësuesit vrapojnë te mjeku, te dentisti ose te specialisti, duke mos e pasur luksin e të kryerjes së këtyre nevojave me qetësi.

Gjatë sezonit veror, mësuesit të cilët nuk kanë pasur mundësi të investojnë në veten e tyre, kanë kohë më shumë të kryejnë takimet mjekësore, ose të presin në radhë për të mbyllur detyrimet financiare, bankare, sociale, administrative, etj.

Koha e lirë është domosdoshmëri për mësuesit të cilët zgjedhin t’i përkushtohen mirëmbajtjes së shtëpisë, ndoshta lyerjes së mureve, rimodelimit, pastrimit të dollapëve, zbukurimit të kopshtit ose përgatitja e vakteve me më shumë kujdes.

4. Planifikojnë pushime për të rikuperuar energjitë

Vera shikohet nga mësuesit si koha ideale për t’u dhënë përparësi dëfrimeve dhe qetësisë. Planifikimi i pushimeve shikohet si domosdoshmëri për të qetësuar mendjen dhe trupin, sigurisht edhe për të shpërblyer veten nga lodhjen vjetore. Koha e shpenzuar me familjarët, fëmijët, të afërm dhe miq, është një kohë e artë nga e cila njeriu pastrohet nga rutina vjetore, ngarkesat emocionale, dhe angazhimet e shumta, duke i kthyer mësuesit në punë me energji më të ripërtërira.

BURIMI: https://www.weareteachers.com/what-do-teachers-do-in-the-summer/

Përgatiti Xhoana Jaku

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...