E shtunë, 21 Shtator, 2024

Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet deri në mbrëmje vlera e koeficientit?

- Advertisement1-

Sot është dita e fundit e muajit janar dhe vlera monetare e koeficientit të pagave ende s’është bërë e ditur, edhe pse kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se do të përcaktohet gjatë këtij muaji.

Pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë, vlera e koeficientit pritet të jetë “befasia” e radhës e Kurtit, nga e cila do të preken mbi 80 mijë punëtorë të sektorit publik.

- Advertisement -

“Ne nuk mundemi ta përcaktojmë koeficientin në Ligjin e Pagave, sepse kjo lidhet me buxhetin dhe do ta bëjmë në muajin janar”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti në fund të muajit dhjetor, kur ishte pyetur për vlerën monetare të koeficientit të pagave.

31 janari është sot, e vlera e koeficientit s’është bërë ende publike. E meqë kjo vlerë s’dihet ende, asnjë prej punonjësve të sektorit publik se di sa para do të marrë, me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

Duke u thirrur në burime brenda institucioneve, mediat kanë raportuar se vlerat që po diskutohen janë 100 euro, 120 euro dhe 130 euro.

Shuma e caktuar do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhonte vlerën e pagës.

Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës tashmë kanë paralajmëruar se Ligji do të përfundojë në Kushtetuese, nëse u ulen pagat.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk mund të ketë ulje të pagave të gjyqtarëve sepse janë legjitimuar pagat me ligj e vendim dhe realisht për 5 vite gjyqtarët kanë pranuar këto paga dhe në kohën e inflacionit të madh dhe krizës të ulen pagat është krejtësisht e papranueshme. Për fat të keq deri tani nuk kemi një refleksion të Avokatit të Popullit as në raport me vendimin e përparshëm dhe as të paktën deri tani të deklaruar me Ligjin e pagave, megjithatë pavarësisht kësaj. Gjyqësori do të shikojë të gjitha mundësitë kushtetuese për ta ndjekur çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese.”, ka deklaruar Kryesuesi i KGJK’së, Albert Zogaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...