ÇFARË ARRITJE: Flutura Kusari nderohet nga Gjermania me Urdhrin e Meritës

- Advertisement -

Juristja e mediave, Flutura Kusari është nderuar me Urdhrin e Meritës nga Gjermania.

- paragrafi 1 -

Ky urdhër, që i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, iu dha Kusarit nga ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, më 18 mars.

- Advertisement -

Kusari është qytetarja e parë e Kosovës që merr Urdhrin e Meritës që ndahet nga shteti gjerman.

Ky urdhër, sipas ambasadorit Rohde, iu nda Kusarit për “përkushtimin e saj për media të lira dhe demokraci në Kosovë dhe përtej”.