- Advertisement -
Në një ceremoni solemne dje u certifikua gjenerata e parë e mësimdhënësve për modulin e olimpiadave të matematikës.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (SHMK) ka falënderuar 22 mësimdhënësit pjesëmarrës, të cilët me pasion dhe entuziazëm ndoqën të gjitha ligjëratat e planifikuara, duke dëshmuar përkushtim dhe gatishmëri për t’i shërbyer talenteve të reja në fushën e matematikës.
“Po ashtu, falënderojmë me mirënjohje trajnerët që, në mënyrë vullnetare dhe me përgjegjësi të lartë profesionale, mbajtën ligjërata përgjatë gjithë modulit”, thuhet në një njoftim.
SHMK thotë se do të vazhdojë t’i formalizojë me certifikim jo vetëm modulet e olimpiadave, por edhe module të tjera me interes për mësimdhënësit e matematikës.
Si organizata e vetme profesionale në vend me shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës, SHMK, në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, thotëse do të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e matematikës në të gjitha nivelet e arsimit.