Certifikohen mësimdhënësit e këtyre shkollave në Drenas



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka organizuar ceremoninë e certifikimit të mësimdhënësve të tri shkollave, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimet me bazë në shkollë.

- paragrafi 1 -

Në shkollën “Zenel Hajdini” në Tërstenik, u certifikuan të gjithë mësimdhënësit për përfundimin e trajnimit “Vlerësimi përmbledhës dhe hartimi i testeve”.

- Advertisement - M1

Ndërkaq, në shkollën “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë të Vjetër dhe në shkollën “Azem Bejta” në Shtuticë, mësimdhënësit përfunduan me sukses trajnimin „Praktikat pedagogjike të bazuara në dëshmi“.

Ceremonia e certifikimit u zhvillua me përkrahjen e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, si dhe të zyrtareve të DKA-së, Laura Vrellaku dhe Arbesa Dobra.

“Përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin profesional dhe për angazhimin e tyre në ngritjen e cilësisë së arsimit në komunën e Drenasit”, thuhet në njofitm.

- Advertisement - m2

Shqip | English