Certifikohen mësimdhënës e drejtor të shkollave në Malishevë

- Advertisement -

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, mësimdhënësit dhe udhëheqësit e shkollave të mesme të ulëta të komunës së Malishevës, sot u certifikuan nga trajnimi i përfunduar në projektin KosED.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të projektit:’INSTITUCIONALIZIMI I PRAKTIKËS REFLEKTUESE DHE VENDIMMARRJES SË BAZUAR NË DËSHMI: MODELI I SIGURIMIT TË CILËSISË (SC) I UDHËHEQUR NGA KOLEGËT SI KATALIZATOR PËR TRANSFORMIMIN E ARSIMIT NË KOSOVË’. Ky trajnim synon transformimin rrënjësor të arsimit në të gjitha nivelet e shkollave dhe t’i përgatis nxënësit tanë në fushave të ndryshme.

- Advertisement -

Në këtë ceremoni një fjalë rasti mbajti edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ku mes tjerash tha se “angazhimi i juaj mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave, besoi që ky trajnim është edhe një shtim i praktikave dhe njohurive tuaja profesionale, që do të ndikoi drejtpërdrejt në ngritjen e punës me nxënës dhe në udhëheqje të shkollave të suksesshme dhe vazhdoi, ju inkurajoj që të vazhdoni me punën tuaj profesionale spsese dita- ditës nxënësit tanë po tregojnë suksese dhe rezultate në garat mësimore edhe në shtetet e rajonit dhe evropës, prandaj juve suksese në punë dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj për ju’.

Robert Bleas, implementuesi i projekti, tha se “sot pas një pune të madhe dhe të gjatë me mësimdhënësit dhe udhëheqësit e shkollave, po e kurorizojmë edhe me ndarjen e certifikatave si dëshmi që njohuritë e reja të fituara nga ju do ti zbatoni në shkollat tuaja e ku do të përfitojnë nxënësit, ju informoj se ky projekt do të vazhdoj edhe në të ardhmen”.

Nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, foli zyrtari , Enver Mazreku.

- Advertisement -

Këto reforma po shihen si katalizatorë të rëndësishëm për sigurimin e cilësisë, modernizimin e mësimdhënies dhe përgatitjen e nxënësve për sfidat e shekullit XXI. Një ndër aspektet kyçe të këtij transformimi është krijimi i një kulture të përgjegjësisë dhe llogaridhënies në institucionet arsimore.

Po ashtu, bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët ka mundësuar zbatimin e projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit.
Përfaqësues të institucioneve arsimore kanë theksuar se cilësia në arsim nuk mund të arrihet pa përfshirjen aktive të mësimdhënësve, nxënësve dhe komunitetit.

Prandaj, përpjekjet për transformim janë të bazuara në qasjen gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë.

Reformat në arsim pritet të kenë ndikim afatgjatë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, duke u dhënë të rinjve mundësi më të mëdha për arsimim cilësor, punësim dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri.