Certifikohen kandidatët e trajnimit “Shkolla për të gjithë” në QBMK në Prizren

- Advertisement5 -

Është përmbyll ceremonia e certifikimit të kandidatëve të trajnimit “Shkolla për të gjithë – Gjithëpërfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar të dëgjimit dhe të folurit”, e cila u mbajt në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren.

- paragrafi 1 -

Në këtë trajnim morën pjesë gjithsej 157 pjesëmarrës, të organizuar në tetë grupe, duke përfshirë drejtorë shkollash, psikologë, pedagogë, logopedë, mësues mbështetës, asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe mësues klasorë dhe lëndorë.

- Advertisement -

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit arsimor dhe avancimin e praktikave gjithëpërfshirëse në sistemin arsimor, me fokus të veçantë në mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuar të dëgjimit dhe të folurit.

Po ashtu, u vlerësua lart angazhimi dhe përkushtimi i të gjithë pjesëmarrësve, të cilët përmes këtij trajnimi kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi arsimor më të barabartë dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.

rr

- Advertisement -

615399339 1726534565194785 337194135875022020 n