Certifikohen 92 mësimdhënës të Rahovecit

- Advertisement -

Drejtori i Arismit në Rahovec, Avni Morina, ka njoftuar se janë certifikuar 92 mësimdhënës që u trajnuan në kuadër të projektit Kos-Ed-it, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

SOT, 1 KORRIK 2025, U CERTIFIKUAN 92 MËSIMDHËNËS QË U TRAJNUAN NË KUADËR TË PROJEKTIT TË KOS – ED- it

Mësimdhënësit e 10 shkollave të komunës sonë, së bashku me ekipin komunal dhe ekipet shkollire të vlerësimit, pasi realizuan me sukses projektin e KosEd-it për vlerësimin kolegial dhe të teksteve shkollore, të mbështetur nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Bashkimi Evropian, MASHTI dhe DKA, u certifikuan sot.

Ceremonia e certifikimit u zhvillua në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Urime dhe suksese të gjithë të certifikuarve!

- Advertisement -