E premte, 20 Shtator, 2024

Certifikohen 62 mësimdhënës nga Vitia

- Advertisement1-

Me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, 62 mësimdhënës nga komuna e Vitisë, e cila është komuna e vetme që realizon një program të tillë, kanë ndjekur programin e trajnimit për klasën përgaditore dhe arsimin fillorë në zbatimin e kurikulës së re, ndërsa sot janë certifikuar.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka përgëzuar mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm duke theksuar se këto certifikata të trajnimit për kurikulën e re, janë një mjet shumë i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur mësimdhënësit.

- Advertisement -

“Këto certifikata ofrojnë njohuri të reja dhe strategji të avancuara që ndihmojnë mësimdhënësit të krijojnë ngritje të cilësisë së arsimit dhe një mjedis mësimor më të mirë. Një trajnim i tillë do të ndikojë pozitivisht në performancën dhe suksesin e nxënësve”, u shpreh kryetari Haliti.

Në anën tjetër trajneri i këtij programi, Haki Azemi, u shpreh se e ardhmja e këtij vendi është në duar të sigurta, pasi që mësimdhënësit janë një potencial që do të krijojnë mjek e inxhinierë, jo vetëm për vendin tonë por edhe më gjerë.

Ai, po ashtu tha se tani mësimdhënësit janë të gatshëm të zbatojnë njohuritë e fituara, me nxënësit e tyre.

Në fund, kryetari Haliti bashkë me drejtoreshën e DKA-së Arta Ajetin, kanë bërë shpërndarjen e certifikatave për mësimdhënësit si dhe iu kanë uruar festën e 7 marsit – Ditës së mësuesit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...