Certifikohen 500 mësimdhënës – detajet

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se 500 mësimdhënës të certifikuar për trajnimin “Digjitalizim dhe edukim në karrierë” në 15 vjetorin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës në sektorin e arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i saj:

- Advertisement - M1

500 mësimdhënës të certifikuar për trajnimin “Digjitalizim dhe edukim në karrierë” në 15 vjetorin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës në sektorin e arsimit.

Mirënjohje për bashkëpunimin 15 vjeçar me Qeverinë e Gjermanisë, përmes Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, dhe certifikimin e mësimdhënësve që kanë vijuar trajnimet për Digjitalizimin dhe Edukimin në Karrierë.

Një ndër prioritetet tona si Ministri është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe mbështetja e aftësimit profesional, duke konkretizuar në pilotimin e suksesshëm të arsimit dual në dy vitet e fundit.

- Advertisement - m2

Bazuar në modelin gjerman, tashmë me 12 profile, arsimi dual ka rezultuar atraktiv dhe efektiv për të rinjtë tanë, të cilët mund ta kenë të garantuar vendin e punës me të përfunduar maturën.

Falë bashkëpunimit tonë të frytshëm, kemi:

-1400 drejtorë shkollash të trajnuar në udhëheqje arsimore;

-5000 mësimdhënës të trajnuar në didaktikë, metodologji, dhe lëndë shkencore ;

-500 mësues, 2500 nxënës, dhe mbi 800 prindër përfitues nga masat e ngritjes së kapaciteteve për të lehtësuar kalimin në arsimin dhe aftësimin profesional;

-Hartimin e konceptit për orientim në karrierë;

-70 psikologë dhe pedagogë shkollorë të trajnuar për këshillimi në karrierë.

Bashkëpunimi me GIZ-in dhe Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, vazhdon të jetë kyç, krahas bashkëpunimit me bizneset vendore, me odat e tregtisë dhe të gjithë partnerët e tjerë.