Certifikohen 43 mësimdhënës nga Malisheva në zbatimin praktik të kurrikulës së re të Kosovës për mësimdhënie

- Advertisement -

Në përmbyllje të trajnimit profesional, 43 mësimdhënës të nivelit parafillor dhe fillor të shkollave të komunës së Malishevës, sot u certifikuan në modulin “Zbatimi praktik i kurrikulës së re të Kosovës për mësimdhënie”.

- paragrafi 1 -

Ky tranim u mundësua nga MASHT në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës si dhe mësimdhënësve të dy niveleve.

- Advertisement -

Në ceremoninë e certifikimit folën ushtruesi i drejtorit të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të vazhdueshëm të mësimdhënësve, ku me njohuritë e fituara do të rritët edhe mësimdhënia më cilësore për nxënësit si dhe shkëmbimi i përvojave mes mësuesve.

Kurse trajneri Skënder Gashi, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve gjatë trajnimit.

Ky program trajnimor synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies dhe të forcojë zbatimin e kurrikulës së re në institucionet arsimore të këtyre niveleve për nxënësit tanë.

- Advertisement -

Në fund të gjithë mësimdhënësit që kanë qenë pjesëmarrës të trajnimit’ zbatimin praktik të kurrikulës së re të Kosovës për mësimdhënie’, pranuan certifikatë.