Certifikohen 117 kandidatë në trajnimin për PIA për nxënësit me dëmtim të dëgjimit

- Advertisement5 -

Në një ceremoni të veçantë u shënua përmbyllja me sukses e trajnimit për hartimin dhe zbatimin e Planit Individual të Arsimit (PIA) për nxënësit me dëmtim të dëgjimit, ku u certifikuan 117 kandidatë që kanë avancuar njohuritë dhe kompetencat e tyre profesionale në këtë fushë.

- paragrafi 1 -

Ky trajnim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të arsimit gjithëpërfshirës dhe përmirësimit të mbështetjes për nxënësit me nevoja të veçanta, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve arsimore.

- Advertisement - M1

Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku, i cili me prezencën e tij theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të arsimit gjithëpërfshirës në vend.

Organizatorët shprehën mirënjohje për Divizionin për Arsimimin e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për drejtorin Hysamedin Beshi për udhëheqjen dhe kontributin e tij në realizimin e programit.

Vlerësime të veçanta u dhanë edhe për trajnerët Mustaf Morina, Sali Nuhiu dhe Verim Selmani, të cilët me profesionalizëm dhe ekspertizë mundësuan zhvillimin e suksesshëm të trajnimit.

- Advertisement - m2

Të certifikuarit u inkurajuan që njohuritë dhe përvojën e fituar t’i zbatojnë në praktikë, duke kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi arsimor më gjithëpërfshirës dhe më mbështetës për nxënësit me dëmtim të dëgjimit.

Shqip | English