Shkolla “Dardania” në Prishtinë ka organizuar ceremoni madhështore me rastin e diplomimit të klasave të nënta, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Ceremoni madhështore e diplomimit për klasat e nënta! 🎉
Sot, shkolla jonë shënoi një moment të veçantë dhe historik –u organizua ceremonia e diplomimit për nxënësit e klasave të nënta!
Ishte një ditë plot emocione, krenari dhe reflektim për rrugëtimin e deritanishëm të semimaturantëve tanë. Në këtë ngjarje të veçantë na nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit, me në krye drejtorin z. Samir Shahini, të cilit i shprehim mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe fjalët e tij motivuese.
🙏 Një falënderim i posaçëm shkon për mësimdhënësit tanë të përkushtuar, të cilët me përpjekje të palodhshme kanë udhëhequr dhe frymëzuar gjenerata të tëra drejt dijes dhe suksesit.
💡 Të dashur semimaturantë, kjo është vetëm një ndalesë e parë në rrugën tuaj të gjatë. Mos ndalni së ëndërruari dhe synoni gjithmonë më lart! E ardhmja është në duart tuaja – ndërtoni atë me pasion, përkushtim dhe besim në vetvete.
💙 Me krenari,
Drejtoria e shkollës