E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Çerdhja në Prizren merr vendim që të mos i pranojë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët me pampersa / DOKUMENT

- Advertisement1-

Drejtori i çerdhes në lagjen “Bajram Curri” në qytetin e Prizrenit, Driton Susuri ka miratuar një vendim që të mos i pranojë në këtë çerdhe fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët me pampersa nga data 14.10.2024.

Ky vendim i çerdhes në Prizren, shihet se nuk është i protokoluar, ka logo të emblemës së Komunës së Prizrenit dhe është i nënshkruar nga drejtori i çerdhes, Driton Susuri.

- Advertisement -

Në vendimin e çerdhes në lagjen “Bajram Curri”, e cila ndodhet në rrugën “Nexhat Feraj” në Prizren, thuhet se fëmijët të cilët janë me pampersa, nuk mund të pranohen apo të vijojnë mësimin në çerdhen e tyre deri në momentin e heqjes së pampersës.

Kurse, për fëmijët me nevoja të veçanta, në vendimin e çerdhes në Prizren kërkohet që Drejtoria e Arsimit në Prizren t’iu sjellin dy asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe se deri në atë kohë fëmijët me nevoja të veçanta nuk mund të vijojnë edukimin në këtë çerdhe.

/AlbanianEducation.net/.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...