Çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti bëhet me kënd të lojrave

- Advertisement5 -

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe bashkë me zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymerin kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, me çrast është dhënë një donacion në kuadër të iniciativës “arsimim më i mirë, ardhmëri më i ndritur” në kuadër të programit “Up To Youth”, që financohet nga USAID-i amerikan.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar USAID-in për krijimin e këndit të lodrave dhe dhurimin e lodrave për këtë çerdhe. Gjithashtu ai tha se iniciativa të tilla do ta kenë çdoherë përkrahjen e institucioneve komunale qoftë edhe me bashkëparticipim.

- Advertisement - M1

Në anën tjetër Blerona Pajaziti lidere e grupit iniciatorë nga programi “Up To Youth”, u shpreh se kjo iniciativë është për rininë në këtë rast edhe për fëmijët e kësaj çerdhe, ku kemi krijuar këtë kënd dhe kemi dhuruar lodra. Ajo ka falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen e madhe për çdo projekt që ka të bëjë më rininë.

400156614 719498796872901 1518109071393910477 n

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sadete Kastrati – shefe e projektit “Up To Youth” dhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti. /AlbanianEducation.net/.

- Advertisement - m2