Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

- Advertisement5 -

Hajrulla Çeku do të jetë në Ministrinë e Arsimit për katër vitet e ardhshme. E figura e tij nga ministria e Kulturës në Arsim po mirëpritet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, por ata kërkojnë që ministri i ri të mos ketë qasjen sikur ish ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

- paragrafi 1 -

Njohësit e arsimit shpresojnë që Ceku të i ketë të lira duart për të vendosur vetë brenda këtij dikasteri.

- Advertisement - M1

Nga viti 2020 mori në duar timonin e Ministrisë së Kulturës.

Por gjashtë vite pas, ky mandat i ri qeverisës, atë po e gjen në krye të Ministrisë së Arsimit.

Vendosjen e Hajrullah Çekut në krye të këtij dikasteri po e presin me optimizëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

- Advertisement - m2

Këta të fundit, kishin kritikuar ashpër qasjen e ish-ministres, Arbërie Nagavci përgjatë gjithë udhëheqjes së saj.

“Urojmë që Çeku të mos vazhdojë se sjelljen e Nagavcit, e cila u bë shembull i keq për dialog dhe bashkëpunim, kjo ndodhi për shkak grevës që ksihim nëfund gusht dhe shtator 2022, nga ajo kohë nuk kemi pas takime me Nagavcin. Uroj që Çeku ta ndryshoj këtë situatë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me z.Çeku”, thotë ai.

Jasharaj tregon çfarë do të kërkojë në takimin e parë me ministrin e ri.

“Kontratën Kolektive, nënshkrimin e saj dhe kushtet në shkollat tona. Kontrata duhet të nënshkruhet se ne e kemi dorëzu në kohën e Nagavcit versionin e parë”, ka deklaruar ai.

Andaj, nga Çeku presin të mos sillet njëjtë.

Madje në takimin e parë me ministrin, Jasharaj tregon çka do të kërkojnë.

E njohësit e arsimit presin që ministri Çeku t’i ketë duart e lira për te vepruar siç do ai.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga ministri Çeku për detyrën e re dhe prioritet e tij, por i njëjti nuk është përgjigjur pavarësisht që ka premtuar deklarim kurdo që merr detyrën. /Tëvë1