Çeku: Çdo ditë të shërbimit ndaj arsimit do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë

- Advertisement5 -

Hajrullah Çeku, ka marrë sot detyrën e ministrit të Arsimit nga Arbërie Nagavci. 

- paragrafi 1 -

Çeku thotë se çdo ditë të shërbimit daj arsimit e shkencës do ta trajton me seriozitetin më të lartë moral e profesional, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i Çekut:

Sot e pranova detyrën e re. E falënderoj ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës me shumë përgjegjësi, atë të Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re.

- Advertisement - m2

Na priftë e mbara!