Konsumi i tepërt i sheqerit lidhet me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës, madje edhe te fëmijët.
Gjithashtu, konsumimi i shumë ëmbëlsirave mbush barkun e vogël të fëmijëve, duke lënë më pak hapësirë për ushqimet për të cilat trupi i tyre ka nevojë.
Nëse një ëmbëlsirë e vogël mund të jetë padyshim pjesë e një jetesë të shëndetshme, fëmijët nuk duhet të hanë më shumë se gjashtë lugë çaji sheqerna të shtuar në ditë. Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm prandaj duhet të ndiqni disa rregulla se si të silleni me to.
Kufizoni ëmbëlsirat në shtëpinë tuaj
Nëse dollapi i kuzhinës është me lloje të ndryshme ëmbëlsirash, fëmija ka shumë të ngjarë t’i dëshirojë këto ushqime. Në vend të tyre, mbusheni raftin me ushqime të tilla si perime, fruta, drithëra, kos dhe arra të pakripura.
Vendos rregulla
Si prindër keni përgjegjësinë të vendosni bazat për një dietë të shëndetshme. Mos vendosni rregulla të rrepta por mund të bini dakord për një ëmbëlsirë të vogël në ditë ose gjatë javës dhe t’i lini fëmijët t’i konsumojnë.
Shpërqendrojeni fëmijën
Kur fëmija këmbëngul tek ëmbëlsirat, shpërqendrojeni me një enigmë, një vizatim apo një shëtitje. Dëshira e tij për ëmbëlsira do të kalojë, sepse nuk është uri e vërtetë, por mërzi.
Mos ofron ëmbëlsira si shpërblim
Mos përdorni ëmbëlsirat për ta ngushëlluar fëmijën ose për ta shpërblyer për sjelljen e tyre të mirë. Ndërsa rritet, sa herë ndihet i trishtuar, ai do të dëshirojë sheqer. Në vend të kësaj, shpërblejeni fëmijën me përqafime, fjalë të mira.