E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Çdo nënë mund ta sistemojë shtëpinë në 8 minuta

- Advertisement1-

E kujt nuk i ka ndodhur që të marrin një telefonatë apo një mesazh të papritur ku i thonë se po vijnë miq të papritur në shtëpi.


Por si t’ia bësh nëse shtëpia duket si e sapo dalë nga lufta mes jush dhe papastërtisë? Mos u trembni, autorja Courtenay Hartfort në librin e saj “Manuali i pastrimit të ninxhës”, ka një zgjidhje se si të pastroni shtëpinë në vetëm tetë minuta.

- Advertisement -

Ja çfarë të bëni minutë pas minute:
Minuti i parë – Kujdesuni që shtëpia të ketë erë të mirë
Aroma në shtëpinë tuaj do të bëjë të gjithë ndryshimin. Nëse nuk keni kohë për gjë tjetër, kjo duhet të jetë gjëja e parë. Për komoditet mbani gjithnjë qirinj aromatikë apo spraj të parfumosur.

Minuti i dytë – Lironi banakun e kuzhinës
Meqë miqtë mund të hanë diçka ose të pijnë në kuzhinë, ajo duhet të duket sa më e pastër të jetë e mundur. Si fillim lironi banakun, që për autoren do vetëm 10 sekonda. Më pas enët e palara, hidhini në lavaman, vendosni bllokuesin e daljes së ujit dhe mbusheni me ujë, hidhni dhe pak ilaç enësh dhe ja, sapo keni fshehur pjatat tuaja të palara.

Minuti i tretë – Lironi tavolinën e mesit
Janë të njëjtat këshilla si lirimi i banakut të kuzhinës. Hiqni çdo rëmujë mbi të.

Minuti i katërt – Hiqni rrëmujën e soxhornos
Çfarë lloj rrëmuje keni? Lodra? Rroba? Pjata dhe gota të palara? Niseni me pjatat dhe gotat, vendosini afër kuzhinës e më pas hiqni të tjerat. Përsa i përket objekteve, niseni me ato më të mëdhatë, dhe fshihni ç’të mundni.

Minuti 5 – Merrni peshqirin e banjës dhe bëni një kalim të shpejtë mbi sipërfaqet
Merrni peshqirin e përdorur të banjës, jepini një fshirje të lehtë lavamanit të banjës dhe sipërfaqes përreth dhe hidheni në koshin e rrobave të palara. Më pas vendosni një peshqir të pastër për miqtë.

Minuti i 6 – Pastroni me shpejtësi WC-në
Tani do të keni një banjë që nuk do të trembë miqtë. Sigurisht mund të ketë lodrat e vaskës të hedhura në tokë por e rëndësishme është që WC është e pastër.

- Advertisement -rrrrrrr

Minuti i 7 – Merrni pluhurat e kuzhinës dhe soxhornos
Për ti marrë pluhurat shpejt përqëndrohuni tek sipërfaqet e errëta se ato e tregojnë më shumë pluhurin. Mobilje me dru të errët, televizorët, ambazhurët.

Minuti i 8 – Jepini një të fshirë sipërfaqeve dhe objekteve
Fshini çdo dysheme apo sipërfaqe që do të prekin miqtë tuaj, tavolinë, karrige, tabaka, duke hequr gjurmët që ngjiten.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...