E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Çaji i shegës – pse duhet ta pini?

- Advertisement1-

Shega është një frutë që sjellë shumë dobi për trupin tonë dhe ky është çaji i shegës që ju mund ta përgadisni në shtëpi.

Shega është padyshim një nga frutat më të dashura të vjeshtës, me ëmbëlsi fantastike e me vlera fantastike ushqyese gjithashtu, shkruan “AgroWeb”.

- Advertisement -

Por nëse kokrrat e vogla të kuqe të saj na kënaqin nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë unike ashtu si dhe mbrojnë organizmin falë vlerave ushqyese, vlera edhe më të mëdha shëndetësore gjenden në lëkurën e tyre, transmeton lajmi.net.

Si t’i thani

Dy janë mënyrat se si mund të thani lëkurat e shegëve.

Së pari, pasi i keni ndarë me kujdes nga kokrrat të gjitha lëkurat e mbledhura mund t’i vendosni në një dërrasë apo edhe tepsi dhe t’i lini të thahen në diell për disa ditë me rradhë derisa lëkurat të marrin ngjyrë kafe pak në të kuqërremtë.

Natyrisht kur moti është i ngrohtë dhe me diell, kjo metodë është perfekte. Mund t’i lini të thahen edhe në hije mjafton që të mos ketë lagështirë.

Bëni kujdes dhe gjatë natës lëkurat mos i lini në ambiente të jashtme por t’i fusni brenda në shtëpi dhe t’i nxirrni sërish ditën tjetër, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -rrrrrrr

Një tjetër mënyrë, e cila është më e shpejtë është ajo e tharjes në furrën e sobës me temperaturë 70-80 gradë. Lëkurat e shegës lihen në furrë për disa orë derisa të thahen plotësisht.

Si t’i ruani

Pasi t’i keni tharë, lëkurat e shegës, mund të thërrmoni në copëza të vogla dhe vendosni në kavanozë qelqi. Kavanozët mbyllini mirë dhe ruajini në një vend të freskët.

Sëmundjet e zemrës

Lëkura e shegës është e mbushur me antioksidantë.

Këto të fundit janë shumë efikasë në eliminimin e oksidimit që vjen si pasojë e kolesterolit të keq. Nëse oksidimi është në nivele të larta, atëherë i gjithë sistemi kardiovaskular do të vuajë prej tij, transmeton lajmi.net.

Vitamina C

Vitamina C është një pjesë integrale e nevojave tona ditore. Ajo përmirëson sistemin imunitar, sistemin kardiovaskular, parandalon komplikacionet në lindje, largon rrudhat dhe mbron sytë.

Lëkura e shegës përmban mjaftueshëm vitaminë C, sa mund të shmangni nevojën e blerjes së alternativave farmaceutike të kësaj vitamine.

Efekt pastrues

Antioksidantët që  i përmendëm më lart janë të mirë jo vetëm për zemrën por edhe për pastrimin e të gjithë organizmit nga toksinat e akumuluara.

Nëse keni nevojë për një pastrim të brendshëm, çaji i lëkurës së shegës është alternative perfekte kundër toksinave.

Sistemi tretës

Pika më e fortë e këtij çaji është se mund të shkatërrojë qelizat patogjenike që shkaktojnë kaos në të gjithë sistemin tretës, transmeton lajmi.net.

Ky çaj është një kurë ideale ndaj shumë sëmundjeve që prekin këtë sistem siç është diarea, salmonela, ulçera apo koliti.

Receta e çajit të lëkurës së shegës

Përbërësit

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten 10-12 gramë me lëkurë të thatë shege dhe 200 mililitra ujë.

Udhëzimet

Vendosini copat e lëkurës së shegës në një gotë qelqi. Në një çajnik zieni ujin dhe pasi të ketë zier hidheni në gotën e mbushur me lëkurën e shegës.

Mbulojeni gotën me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta. Mos e kulloni çajin dhe pijeni direkt nga gota.

Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...