E hënë, 24 Shkurt, 2025

Buxheti për arsimin për vitin 2025 do të jetë mbi 417 milionë euro

- Advertisement1-

Buxheti për arsimin për vitin 2025 do të jetë 417 milionë e 681 mijë e 21 euro. Kështu ka njoftuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook.

Siç shkruan Nagavci, nga kjo shumë për arsim në komuna do të ndahen 283 milionë e 566 mijë e 630 euro, për arsim për MASHTI do të ndahen 99 milionë e 963 mijë e 750 euro dhe për Universitetin e Prishtinës 34 milionë e 150 mijë e 641 euro.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025.

Buxheti për arsimin për vitin 2025 do të jetë 417,681,021 euro, i ndarë si më poshtë:

-Buxheti për Arsim në Komuna 283,566,630.00 euro;

-Buxheti i Arsimit për MASHTI 99,963,750.00 euro;

-Buxheti i Universitetit të Prishtinës 34,150,641.00 euro.

- Advertisement -rrrrrrr

Për vitin e ardhshëm buxheti për arsim do të jetë 92.551.788 euro apo 28.47 % më i lartë se në vitin 2021 kur e kemi pranuar mandatin.

Buxheti për arsim në komuna do të jetë 53.566.375.00 euro apo 23.28 % më i lartë së në vitin 2021.

Buxheti i Universitetit të Prishtinës do të jetë 3.138.117.00 euro apo 10.12 % më i lartë se në vitin 2021.

Buxheti i universiteteve publike do të jetë 6.296.969.00 euro apo 41.84 %
më i lartë se në vitin 2021.

Për vitin 2025 MASHTI ka paraparë, ndër tjera:

Mbi 29 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës së arsimit, me shtrirje në 31 komuna të Republikës së Kosovës.

Nga këto mjete prej mbi 29 milionë euro, MASHTI ka paraparë:

-Investim prej 10.2 milionë euro për ndërtimin e 47 çerdheve;

-Investim prej 0.7 milionë euro për adaptim të 7 shkollave në çerdhe;

-Investim prej 2.8 milionë euro për ndërtim të 18 çerdheve modulare;

-Investim prej 2.37 milionë euro për renovimin e 12 shkollave;

-Investim prej 2.33 milionë euro për ndërtim të 12 sallave të sportit;

-Investim prej 11.4 milionë euro në ndërtim të 32 shkollave;

-4.0 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit;

-1.7 milionë euro investim në funksionalizim dhe paisje të laboratorëve;

-0.5 milionë euro investim në paisje sportive për shkolla;

-3.4 milionë euro nga granti specifik sipas kësaj strukture;

-2.6 milionë euro për punësimin e 300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta;

-0.5 milionë euro për punësim të 59 këshilltarëve të karrierës;

-0.3 milionë euro për punësim të 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...