E hënë, 24 Shkurt, 2025

Buxheti 2023 për arsim: Parashihen 243 pozita të reja

- Advertisement1-

Qeveria e Kosovës para dy ditëve ka miratuar buxhetin për vitin 2023.

Në arsim, për vitin 2023, është paraparë ndërtimi i 11 çerdheve.

- Advertisement -

243 pozita të reja për staf dhe 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ditë më parë prezantoi Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026 e cila është dokumenti bazë për zhvillimin e Sektorit të arsimit në 5 vitet e ardhshme dhe produkt i punës disamujore.

Në këtë strategji e cila bazohet në analizë të hollësishme të gjendjes në sektorin e arsimit, kanë punuar mbi 150 specialistë të profileve të ndryshme.

Ky dokument është i harmonizuar me Draft Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, me

Programin Qeverisës për periudhën 2021-2025, si dhe shpreh përcaktimet e Republikës së Kosovës për të qenë në linjën e objektivave zhvillimore të mijëvjeçarit dhe politikat evropiane për arsimin dhe trajnimin.

Strategjia e Arsimit 2022-2026 ka 5 shtylla kryesore:

- Advertisement -rrrrrrr

📌Edukimi në fëmijërinë e hershme, ku synojmë rritje domethënëse të pjesëmarrjes së fëmijëve të moshës 0-5 vjeç, por edhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve.

📌Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar, ku fokusi ynë do të jetë ndërtimi dhe konsolidimi i mekanizmave për mësimdhënie cilësore dhe sigurim të cilësisë.

📌Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet e teknologjisë dhe tregut të punës, për të siguruar fuqi punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur mirë.

📌Cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria e arsimit të lartë.

📌Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...