E shtunë, 27 Korrik, 2024

Burri nxjerr gruan dhe vajzën 6 vjeç nga shtëpia

- Advertisement1-

Të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare, ka qenë Terezina dhe Zefi të cilët kanë 17 vite të ndarë, por kanë akoma konflikte për pronësinë e shtëpisë.


Terezina tregon se Zefi iku në Itali kur vajza e tyre ishte 10 muajsh dhe erdhi kur vajza u bë 2 vjeç. Vendosën të blejnë shtëpi dhe më pas ai iku sërish në Itali. Sipas Terezinës, kunetërit e saj i shkonin tek shtëpia dhe “i bënin ligjin”, madje edhe e rrihnin.

- Advertisement -

Eni Çobani: Pse nuk i ke denoncuar?

Terezina: Kam shkuar dhe i kam denoncuar. Kunati im i ka thënë kushëririt tim që unë e kam rrahur dhe në qoftë se më padit në polici unë e vras. Këtë gjë që më ka bërë ky njeri nuk ia bëj hallall as ditën e vdekjes.

Terezina ka treguar se në 2002 kanë blerë shtëpinë dhe Zefi e ka vënë vetëm mbi emrin e vetë. Në 2003 ai ka shkuar së bashku me çunin e tezes së vetë dhe e ka nxjerrë Terezinën nga shtëpia para se të divorcoheshin.

Një javë pasi është nxjerrë Terezina nga shtëpia, është futur motra e tij dhe burri i saj që kanë qëndruar deri në vitin 2012 duke lënë në mes të rrugës Terezinën dhe vajzën e tij vetëm 6 vjeç, ku janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qira.

Më pas gjykata në vitin 2011 vendosi që këtë shtëpi t’ja japë Terezinës e cila jeton aty prej 10 vitesh. Këtë gjë e kundërshton Zefi i cili thotë që shtëpia është e tij dhe jo e saj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...