Burri hedh divanin nga kati i 3 i shtëpisë, fqinja shpëton për një fije floku

- Advertisement -

Një burrë i cili ishte “shumë dembel” që të merrte divanin e tij të vjetër me kujdes a nxirrte jashtë shtëpisë, e hodhi atë nga dritarja duke rrezikuar jetën e fqinjës.


Nga video e publikuar nga mediat britanike duket qartë momenti kur burri hodhi divanin e vjetër nga dritarja e apartamentit të tij, në katin e tretë.

- Advertisement -

E në momentin që ai bëri veprimin e rrezikshëm, poshtë po kalonte fqinja e tij, e cila fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime.