E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Burns of a Cold Crown”, botimi i parë i nxënëses Natali Buli

- Advertisement1-

Burns of a Cold Crown” është botimi i parë i nxënëses Natali Buli, nga 🏫 shkolla “Petro Nini Luarasi” Tiranë, deputete e Parlamentit të Nxënësve në Legjislaturën e dytë, e cila është spikatur qysh herët në shkollë për talentin dhe pasionin për letërsinë, shkruan Albanian Education.net.

Postimi i ministres Evis Kushi:

- Advertisement -

#NjëLibërNgaNxënësitTanë📚

Mirëmëngjes me një tjetër talent ✨️shumë të veçantë në këtë rubrikë, ku ju prezantojmë me krenari nxënësit që kanë nisur rrugëtimin e tyre si shkrimtarë të rinj ✍️ me botimet e para.

📖“Burns of a Cold Crown” është botimi i parë i nxënëses Natali Buli, nga 🏫 shkolla “Petro Nini Luarasi” Tiranë, deputete e Parlamentit të Nxënësve në Legjislaturën e dytë, e cila është spikatur qysh herët në shkollë për talentin dhe pasionin për letërsinë.

Libri i shkruajtur në gjuhën angleze bazohet në një histori fantastike romantike. Në këtë libër lexuesi eksploron 🌍 botën e një uniteti mbretëror, plot me sfida, përballje, por edhe romancë. Personazhi kryesor është Lara, një heroinë e vendosur për të marrë hak për padrejtësitë që i janë shkaktuar, por që dashuria e bën të ndryshojë perspektivën e rrugëtimit të jetës së saj.

Libri gjendet në👨‍💻 Amazon dhe është shembulli konkret i aftësive shumë të zhvilluara të nxënësve tanë për të artikuluar bukur mendimet e tyre edhe në gjuhë të huaja, duke prezantuar vlerat e rinisë 🇦🇱 shqiptare kudo në botë.

#KrenarePërNxënësitTanë♥️

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...